Kocë me perime zgare
1. Filetojmë kocën pasi e kemi larë mirë dhe i kemi pastruar luspat
2. Në filetim nuk ia heqim lëkurën
3. Fileton e përftuar e marinojmë me vaj, kripë dhe piper.
4. Në një tenxhere ziejmë sipas fortësisë dy karrota dhe dy kunguj
5. Për pjatën finale përdorim dy tiganë. Një për fileton e kocës dhe një për perimet.
6. Perimet i presim në feta dhe i marinojmë përpara se ti pjekim në tigan.
7. Pomodorinit nuk i presim por i pjekim siç janë.
8. Qepën e presim në mënyrë që të përftojmë rrathë?
9. Në tiganin tjetër jo me shumë vaj, skuqim kocën.
10. Pasi të ketë marrë ngjyrë të florinjtë e shuajmë me një limon të shtrydhur dhe gjysmë portokalli të shtrydhur.
11. E lemë aq sa të përftojmë salcën dhe e shërbejmë